Serbët dështojnë të pengojnë promovimin e librit të Thaçit në Vjenë

Tash e disa ditë, mediat në Serbi kanë shkruar për promovimin e librit biografik për Hashim Thaçin, që është promovuar sot nga Akademia Diplomatike në Vjenë.

Lajme

30/05/2018 20:06

Një grup i serbëve, që kanë marr pjesë në këtë promovim, kanë akuzuar Akademinë Diplomatike të Vjenës, që po i krijojnë hapësirë promovimit të një librit të Thaçit, të cilin e kanë quajtur kriminel.

Reagimi i shqiptarëve, të pranishëm në këtë eveniment kanë brohoritur emrin e Thaçit, derisa serbët e orkestruar nga Qeveria në Beograd të turpëruar kanë lëshuar sallën.