Serbët bashkojnë shqiponjat

Mediat serbe kanë vendosur që të bashkojnë flamurin e Serbisë me atë të Shqipërisë, duke bashkuar kështu dy shqiponjat, por me ngjyra të ndryshme.

Sport

14/10/2014 17:29

Si flamuri i Serbisë ashtu edhe ai i Shqipërisë, në përmbajtjen e tyre kanë shqiponjën, por që posedon ngjyra të ndryshme.

Mediat serbe kanë vendosur të bëjnë një montazh jo shumë të zakonshëm, pasi kanë bashkuar dy shqiponjat në një flamur me ngjyra të ndryshme.

Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e Partizanit, ndërsa neve na mbetet të shihet se cila shqiponjë do të triumfojë në këtë dyluftim.