Separatistët afër pushtetit në Kataloni

Separatistët katalanë janë gati të fitojnë pushtetin në rajonin e pasur spanjoll, pasi zgjedhjet rajonale e përballin me pengesë të ashpër kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy dhe liderët evropianë që e mbështetën atë.

Bota

22/12/2017 09:31

Pasi janë numëruar gati të gjitha votat, zyrtarët kanë thënë se partitë separatiste kanë fituar një shumicë elementare në parlamentin e Katalonjës.

Ky rezultat tregon se mund të vazhdojnë tensionet politike, të cilat kanë dëmtuar ekonominë e Spanjës.

Rajoy, i cili ka kërkuar zgjedhje pas shkarkimit të qeverisë së kaluar, ka shpresuar në atë që ka thënë “shumicë të heshtur”, e cila do të kundërshtonte separatizmin përmes votës.

Rezultati i papritur krijon situatë për kthimin në fuqi të presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili ka bërë fushatë nga Brukseli.

Prokurorët shtetërorë e kanë akuzuar atë për kryengritje, duke e përballuar me arrestim në rast se kthehet në Spanjë.

“Shteti spanjoll është mundur”, ka thënë Puigdemont përmes një fjalimi televiziv.

“Ose Rajoy le të ndryshojë mënyrën e qeverisjes ose ne do ta ndryshojmë shtetin”, ka shtuar ai.