Sensibilizim kundër kancerit të prostatës

Prostata është gjendër e sistemit riprodhues tek meshkujt, e cila gjendët nën fshikëzën urinare dhe e rrethon pjesën e pasme të uretrës.

Lajme

15/09/2017 11:17

Kanceri i prostatës është kanceri  më i shpeshtë tek meshkujt në Evropë, ndërsa është shkaktari i dytë i vdekjes tek meshkujt prej kacereve.

Zakonisht paraqitet pas moshës 50 vjeçare. Incidenca është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në Bashkimin Evropian kanceri i prostatës ka pasur rreth 345 000 raste të reja në vitin 2012, ndërsa për vitin 2015 numri i rasteve të kancerit të prostatës është rreth 365 000.

Shkaqet e sakta që shkaktojnë kancerin e prostatës nuk janë të njohura. Mirëpo faktorë rreziku janë: mosha, nacionaliteti, predispozita gjenetike( nëse familjarët kanë Kancer Prostate), infeksionet e prostatës dhe disa faktorë tjerë.Në fazën e hershme mashkulli me Kancer të prostatës nuk ka simptoma.

Ndërsa simptomat me avansim lokal të sëmundjes janë:

Pengesa në urinim (dhembje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës e deri te pamundësia për të urinuar, urinim me gjak si dhe prezenca e gjakut në spermë, impotenca). Këto simptoma nuk janë specifike për Karcinomën e Prostatës.

Avansimi i mëtejshëm i sëmundjes manifeston edhe simptoma të tjera, siç janë dhembje e pjesës së poshtme të boshtit kurrizor, dhembje lumbale, humbje peshe e fraktura spontane.

Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet me:

Ekzaminim digitorektal, analiza PSA, biopsia e prostatës si dhe procedurat tjera.

Trajtimi varësisht prej stadit të sëmundjes bëhet me: përcjelle aktive, kirurgji, radioterapi, kimioterapi, terapi hormonale etj.

Zbulimi i kancerit të prostatës në fazat e hershme ka rëndësi shumë të madhe si për mënyrën e mjekimit ashtu dhe kualitetit të jetës. Prandaj rekomandohet të bëhet screening (detektimi) për kancer prostate:

Me ekzaminim digitorektal ( palpim i prostatës) si dhe matjen e nivelit të PSA në gjak, kjo ju rekomandohet :

-të gjithë meshkujve mbi moshën 50 vjeçare.

-të gjithë meshkujve me simptomatologji të lartë cekura.

-të gjithë meshkujve që kanë histori familjare (nëse babi ose vëllai ka Kancer Prostate).

Për të gjithë pacientët Spitali Amerikan ofron Pakon Urologjike për një diagnostikik të hershëm të sëmundjes.

Dr. Jeton Islamaj

Kirurg Urolog
Spitali Amerikan
Rr. “Shkupi”, nr. 25, pranë QKUK-së
038 221 661 / 038 400 661
049 933  817
[email protected]
www.spitaliamerikan.com