‘Sensacioni’ i Evropës tregon pse u largua nga Barcelona

Paco Alcacer ka rrëfyer arsyet e largimit nga Barcelona.

Sport

09/10/2018 16:15

Sulmuesi spanjoll ka thënë se është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar Borussia Dortmund për t’u ndjerë më i lumtur duke luajtur, pas një kohe të vështirë të kaluar në ‘Camp Nou’.

25 vjeçari ka bërë bujë këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar gjashtë gola në tri ndeshje.

“Duke qenë te Barcelona për vite, pa pasur një rol lideri, jo gjithçka po shkonte mirë”, ka deklaruar Alcacer, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Valencias.

“Kam vendosur që të shkojë diku ku do të kem më shumë minuta. Një lojtar me besim është më i mirë se një lojtar të cilit i mungon besimi. U largova për të qenë i lumtur”.

Alcacer në dy sezone te Barcelona ka regjistruar 37 paraqitje jo të plota, duke shënuar vetëm 10 gola./Lajmi.net/