Senegalezët kërcejnë ‘Vallen e Tropojës’ (Video)

Vallja e Tropojës është një nga kërcimet më të bukura shqiptare. Ajo njihet për lëvizjet e saja shumë të veçanta plot jetë.

Fun

11/07/2016 13:18

Por kur këtë valle e kërcejnë fëmijët nga Senegali, atëherë kësaj valleje si duket edhe më shumë i shtohen vlerat, raporton lajmi.net.

Pikërisht këtë e ka bërë produksioni i emisionit argëtues të së dielës në televizionin Klan në Shqipëri.

Në programin ‘E diela shqiptare”, ishin të ftuar një grup fëmijësh senegalezë të cilët me veshjen kombëtare shqiptare, kërcyen vallen e Tropojës.

Për më tepër në këtë emision, si I ftuar ishte edhe ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili është me origjinë nga Tropoja./lajmi.net