Senatorja australiane ushqen foshnjën derisa mban fjalim para Senatit (Foto)

Senatorja australiane Larissa Waters ka ushqyer vajzën e saj me gji derisa po mbante një fjalim të mërkurën në Parlament.

Bota

22/06/2017 19:28

Të enjten, Waters ka marrë me vete vajzën e saj për ta ushqyer mirëpo nuk ka humbur kohë pasi ka mbajtur fjalim me vajzën në duar dhe duke e ushqyer.

Ajo u bë senatorja e parë australiane që ka ushqyer foshnjën e saj derisa po vazhdonte punimet në Parlament.

Shumë kolegë të saj janë impresionuar nga kjo sjellje madje nuk kanë hezituar që ta marrin edhe ata foshnjën në duar dhe ta përkëdhelin.