Senatori McCain: Demarkacioni me Malin e Zi do t’i heqë vizat për kosovarët

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës ka thënë se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një hap drejt integrimit të Kosovës dhe do të mundësonte liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajme

13/04/2017 15:08

Senatori McCain ka thënë se Kosova ka bërë progres në këto 9 vite, duke përmendur luftimin e terrorizimit.

Ai ka përmendur lojën Shqipëri-Izrael, ku u parandalua një sulm nga Policia e Kosovës.

“Anëtarët e kongresit të dy partive për të mbështetur Kosovën. Me të vërtet mbështetja jonë ka qenë a partiake. Kosova ka shënuar progres për këto 9 vite ku ka themeluar Kushtetutën Qeverinë si dhe rruga drejt anëtarësimit në BE, e integrimi i serbeve përmes dialogut. Veçanërisht dua ta falënderoj Kosovën për përkushtimin në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë senatori, raporton lajmi.net.

Ai ka përmendur edhe rastin e ndeshjes Shqipëri- Izrael ku polica e  Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të MSA Kosova ka hapur rrugën drejt integrimit.

“Miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një hap drejt integrimit dhe do të mundësonte liberalizimin e vizave”./Lajmi.net/