Senatori McCain arrin në Kosovë, të parin takon Kadri Veselin

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain ka nisur kështu vizitën e tij në Kosovë.

Lajme

13/04/2017 14:03

McCain është takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kurse pritet të takoj liderët tjerë.

Ai do të nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”. Ky Çmimi, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.