Senatori amerikan takohet me Vuçiqin, temë kryesore Kosova

John McCain, senator amerikan sot është takuar me presidentin e zgjedhur të  Serbisë, Aleksandr Vuçiq.

Bota

10/04/2017 14:25

Vuçiqi ka deklaruar se temë kryesore diskutimi do të jetë raporti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net

Ai ka shtuar se nuk do të jetë e lehtë të diskutohet për çështjen e Kosovës, sidomos pas deklaratave të Daut Haradinajt për luftë, dhe thirrjeve të Thaçit për shqiptarët në Maqedoni që ata t’i marrin gjërat në duart e tyre.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për rastin e Sirisë, dhe raportet Serbi-Amerikë. /Lajmi.net/