Senatori amerikan: Rusia nuk do ta prek Ballkanin, SHBA po monitoron situatën

SHBA është shumë e interesuar për Ballkanin, ku ka një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, tha senatori Ben Cardin.

Lajme

21/10/2017 08:18

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, senatori amerikan, tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë se Rusia është aktive në Ballkan dhe ne e njohim atë. Sigurisht, ne tani kemi partnerë të NATO-s në rajon. Po ashtu, ne besojmë se në Ballkan ekziston një rrugë e qartë drejt integrimit në Evropë dhe për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Senatori amerikan është shprehur i sigurt se Perëndimi do të ketë gjithmonë bashkëpunim të ngushtë me Ballkanin, jo Rusia, andaj thotë se po ndjekin me kujdes çdo veprim të saj. /Lajmi.net/