Senatori amerikan flet për vrasjen e gazetarit saudit

Senatori amerikan nga Florida, republikani Marco Rubio, vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll e vlerësoi si mosrespekt ndaj presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe anëtarëve të Kongresit, të cilët sipas tij, Rijadin e shohin si partner strategjik.

Bota

23/10/2018 10:53

Rubio në një postim nga rrjeti social Twitter në lidhje me vrasjen e Khashoggit tha se “Vrasja e Khashoggit është e pamoralshme. Në të njëjtën kohë është mosrespekt ndaj Trumpit dhe ndaj neve të cilët e respektojmë partneritetin strategjik me Arabinë Saudite”.

“Me vrasjen e Khashoggit presidenti i SHBA-ve dhe aleatët në Kongres kanë rënë në një gjendje shumë të keqe dhe u është dhënë dhuratë Iranit”, thotë ai.

Senatori Rubio ka reaguar lidhur me rastin edhe para se të del në shesh se Khashoggi është vrarë. “Deri sa të kuptohet se çfarë ka ndodhur për këtë rast, nuk mendoj se duhet të vazhdojmë punën tonë (me Arabinë Saudite) ashtu siç bëhet normalisht”, ka thënë senatori.

Senatori Rubio ka reaguar lidhur me rasti edhe para se te del ne sheh se Khashogii është vrarë, deri sa te kuptohet se çfarë ka ndodhur për këtë rast.