Sëmuret Sharon Stone, kompania e denoncon

Për shkelje të kontratës, një kompani ka ngritur një denoncim ndaj aktores së mirënjohur Sharon Stone, pasi ajo anuloi takimin. Aktorja duhej të mbante një fjalim, por për fat të keq ajo ishte shtruar në spital për shkak të një viroze, duke e bërë të pamundur prezencën e saj.

ShowBiz

01/03/2015 16:30

Por duket se kompania është e vendosur në kërkesat e saj, duke i vënë në pah edhe lekët që kishte marrë ajo paradhënie. Per shkak te një mungese paraqitje në një event, denoncimi ka ardhur nga një agjenci për marrëdhëniet me publikun në Brooklyn, SHBA, pasi ajo nuk u paraqit në një event të organizuar në Ekuador.

Siç raporton “Daily News”, aktorja duhej të mbante një fjalim gjatë inaugurimit të një turi dedikuar sensibilizimit lidhur me ndotjen e pyllit të Amazonës nga nafta. Aktorja kishte anuluar takimin, pasi ishte shtruar për mjekime në një spital në Brazil. Transmeton albeu.com

Ndodhur në këto kushte, ajo nuk mundi të përmbushë angazhimin e saj. Agjencia “MCSquared PR” e denoncoi duke thënë se Sharon nuk i kthehu asnjëherë mbrapsht 275 mijë dollarët që i ishin dhënë parapagim. Gjithashtu agjencia kërkon edhe 77 mijë dollarë të tjerë të paguar, për të plotësuar kërkesat e aktores 56 vjeçare, mes tyre bileta të klasit të parë, dhoma hoteli për të dhe tre shoqëruesit e saj, parukiere, stilistë, etj. Aktorja tashmë po përballet me akuzat për shkelje të kontratës dhe mashtrim.