Sëmundja e shëmtoi, por ia pa hajrin – u bë modele (Foto)

Modelja që shihni në foto ka një çregullim të rrallë gjenetik. Sëmundja e saj e ka lënë atë pa flokë dhe pa dhëmbë. Mirëpo, kjo pamje e saj shumë unike e ka ndihmuar atë që të ndërtoj një karrierë të bujshme në tregun e modës.

ShowBiz

02/09/2015 00:00

Emri i saj është Melanie Goydos, dhe është 27 vjeçare. Ajo ka një sëmundje të rrallë që quhet Dysleksi Ectodermale, një sëmundje gjenetike që shkakton mosrritjen e dhëmbëve, të thonjve, flokëv dhe eshtërave, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, pa marr parasysh këtë, ajo ka arritur një karrierë të bujshme në fushën e modës, madje shumë modele të njohura e simpatizojnë atë.

Mealine thotë se gjendja e saj shëndetësorë nuk e shqetëson atë shumë. “Nuk më shqetëson; në fakt nuk më ka shqetësuar asnjëherë”.

Shihni më poshtë disa nga fotografitë që i ka zhvilluar ajo në punën si modele. /lajmi.net

modele4 modele3 modele2 modele1 modele