Sëmundja e rrallë, janë fëmijë por duken si pleq (FOTO)

Një vëlla dhe motër vuajnë nga një sëmundje e rrallë – e cila i bën ata që të duken shumë më të vjetër.

Fun

02/02/2016 21:52

Keshav Kumar, 18 muajsh, si dhe motra e tij Anjali Kumari, shtatë vjeçe, nga India, e kanë të rrudhur lëkurën, vuajnë dhimbje tek nyjet e tyre dhe kanë fytyrat e fryra, raporton Daily Mail.

E shkaku i pamjes, ata edhe ngacmohen shpesh në rrugë. Ata ëndërrojnë për tu parë si fëmijët e tjerë të moshës së tyre – por mjekët thonë se gjendja e tyre nuk ka shërim.

Anjali e vogël ka thënë se: “Unë e di se jam ndryshe nga të tjerët të moshës sime. Unë kam një lloj të ndryshme të fytyrës, një trup tjetër, çdo gjë tjetër”.

“Unë kam një fytyrë të fryrë, ndërsa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit gjithmonë ngulin sytë në mua dhe më bëjnë komente të këqija”.

“Fëmijët në shkollë më thërrasin me emra si daadi Amma (gjyshe), budhiya (plakë), bandariya (majmun),… dhe kjo më bën nervoz. Dua të trajtohem si një fëmijë normal dhe dua të pranohem ashtu siç jam”.

“Do të doja të dukem si motra ime e bukur. Prindërit e mi shpresojnë se unë një ditë do të jem në rregull. Më bën të ndihem e trishtuar që familja ime vuajnë dhe ndjehen të zënë ngushtë për shkak timin. Dëshira ime e vetme është për një shërim. Unë dua të jetoj një jetë të gjatë, pa dhimbje”.

Vëllai dhe motra vuajnë nga një formë e rrallë e Progeria, si dhe një sëmundje të quajtur Cutis Laxå, të cilët mjekët në Indi thonë se është e pashërueshme.

Ata jetojnë me babanë e tyre, Shatrughan Rajak, 40 vjeç, nënën Rinki Devi, 35, në Ranchi, Jharkhand, dhe motrën e tyre Shilpi, 11, të cilët nuk e kanë një sëmundje të tillë.

b1(25)b3(18)