Sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të jetë shenjë e Alzheimerit

Dhëmbët e prishur dhe sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të jenë të lidhura me Alzheimerin, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

29/08/2015 22:59

Bakteret e shkaktuara nga higjiena e dobët orale mund të vrasin qelizat nervore kur arrijnë në tru, duke shkaktuar konfuzion dhe humbje të kujtesës që ndërlidhet me dementian.

Hulumtuesit të cilët kanë ekzaminuar trurin e dhjetë pacientëve të vdekur me Alzheimer kanë zbuluar shenja të virusit P. gingivalis.

Shkencëtarët në universitetin e Central Lancashire dyshojnë që mikrobi çon deri te vdekja e qelizave nervore duke shkaktuar reagim kimik të imunitetit.

Pavarësisht zbulimeve të raportuara në “Journal of Alzheimer’s Disease”, “mbetet të dëshmohet” nëse higjiena e dobët dentare mund të çojë deri te dementia tek njerëzit e shëndetshëm.

“Po ashtu ka gjasa që këto baktere mund ta bëjnë edhe më keq gjendjen e sëmundjes ekzistuese”, tha profesor StJohn Crean, nga School of Medicine & Dentistry e universitetit.

Dr. Simon Ridley nga shoqata bamirëse Alzheimer’s Research UK ka thënë që infeksionet bakteriale orale mund të jenë pasojë e fazës së mëvonshme të Alzheimerit, dhe jo shkaku./ shqiptarja