Sëmundja e lopës së çmendur trondit Britaninë

Sëmundja e lopës së çmendur është konfirmuar në një fermë në Britani.

Bota

18/10/2018 13:02

Kufizimet e lëvizjes parandaluese tek lopët janë vënë re në fermën Aberdeenshire.

Një hetim është nisur për të gjetur burimin e shpërthimit të kësaj sëmundje.

Qeveria skoceze thotë se BSE nuk hyri në zinxhirin ushqimor dhe nuk ka rrezik për shëndetin e njeriut.

Çdo fermer me shqetësime lidhur me bagëtinë e tyre është nxitur që të kërkojë këshilla të menjëhershme veterinare nga shefi i veterinës Sheila Voas.

Sëmundja e lopës së çmendur u raportua për herë të parë në Britani të Madhe në vitin 1986, duke arritur kulmin në vitin 1993 me pothuajse 1,000 raste të reja në javë. Mungesa e mishit të kontaminuar dhe produkteve të gjedhëve është supozuar të jetë shkaku.

Një deklaratë e Qeverisë skoceze tha: “Kjo është procedura standarde për një rast të konfirmuar të BSE klasike, e cila nuk paraqet kërcënim për shëndetin e njeriut”.

“Agjencia e Shëndetit të Kafshëve (APHA) po heton burimin e shpërthimit. Rasti është identifikuar si rezultat i masave strikte të kontrollit që kemi në vend”.