Sëmundja e Alzheimerit mund të diagnostifikohet shumë lehtë

Sëmundja e Alzheimerit është njëra nga sëmundjet më të përhapura sot në botë dhe mjekët janë vënë në kërkim të metodave diagnostifikuese dhe trajtuese për këtë sëmundje.

Lifestyle

18/07/2016 01:19

Një test i thjeshtë në sy mund të ndihmojë mjekët që të diagnostifikojnë këtë sëmundje në hapat e parë të zhvillimit të saj, atëherë kur është edhe më i lehtë trajtimi, përcjell lajmi.net

Hulumtuesit në Universitetin e Minesotës kanë gjetur dallime në modelet e reflektimit të dritës jashtë retinës tek njerëzit që janë të prekur nga sëmundja.

Nuk ka asgjë përfundimtare kanë treguar studiuesit. Hetimet e para janë bërë tek minjtë dhe kanë rezultuar pozitive sa i përket këtij testi e si duket hulumtimet në këtë drejtim nuk do të ndalen këtu.

Në rradhë të parë, mjekët janë duke menduar që paisja për testin duhet të diagnostifikohet ende dhe që hulumtimet të vazhdojnë, ngase rezultatet në fund mund të jenë shumë pozitive dhe të nevojshme./lajmi.net

YouTube player