Seminar me ligjërues kroat për trajnerët kosovarë

Dje në "Emerald" është mbajtur seminari ditor për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë.

Sport

21/01/2018 12:51

Ligjërues ishte instruktori kroat, Vatroslav Mihaqiq, apo ndryshe ish-portieri i Hajdukut të Splitit.

Tema ishte përgatitja fizike e futbollistëve dhe përgatitja e Kroacisë për Kampionatin Botëror që u mbajt në Brazil.

Ndërkohë, mjeku i Përfaqësueses së Kosovës, Murat Berisha, ligjëroi temën “Anti-dopingu dhe urgjenca në fushë gjatë ndeshjes”.

Ishte interesante edhe tema e përgatitjes së Kroacisë për Botërorin 2014, me të dhëna të sakta në aspektin fizik, takik dhe psikologjik.