Semedo me deklaratë të papritur për përleshjen me Neymarin

“U dëshpërova për momentin, por gjithashtu arrita të mbahem. E kuptova, kjo pasi ai po kalonte në një moment të vështirë pasi dëshironte të largohej”

Sport

12/12/2017 16:40

Futbollisti i Barcelonës, Semedo, ka zbuluar prapaskenën e përleshjes me Neymarin.

Ai tha që Neymar nuk ishte i lumtur dhe dëshironte të largohej, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ishte një situatë normale e stërvitjes, por kemi preokupime tjera. Nuk më ka prekur sepse kam pasur përkrahjen e gjithë ekipit dhe shokëve të mi”, deklaroi Semedo.

“Sapo erdha dhe një nga lojtarët me më ndikim në ekip u fut në konflikt me mua, kjo pas një stërvitje normale”.

“U dëshpërova për momentin, por gjithashtu arrita të mbahem. E kuptova, kjo pasi ai po kalonte në një moment të vështirë pasi dëshironte të largohej”, shtoi ai. /Lajmi.net/

YouTube player