Selmanaj kritikon Shpend Ahmetin: Foli për Greqinë si Vulini

Analisti Driton Selmanaj e ka kritikuar rëndë qasjen e kryetarit të Shpend Ahmetit lidhur me referendumin e së dielës në Greqi.

Lajme

07/07/2015 23:02

Shpend Ahmeti të dielën në mbrëmje në përfundim të referendumit grek tha se “Dikush mund ta quaj këtë largim nga përgjegjësia të qeverisë greke, por sot e gjithë Evropa po shikon kah Greqia vendimin në referendum të popullit grek. Në fakt do të ishte mirë një referendum edhe në shtetet Evropiane mbi kushtëzimet e vendosura nga bankierët ndërkombëtar. Demokracia do të ishte e plotë”.

Kjo deklaratë e Ahmetit për Driton Selmanajn është e papranueshme, sepse një referendum i tillë është kundërshtuar nga shtetet e fuqishme të BE-së, si Gjermania, Franca, etj, duke e marrë Greqinë si shtet joserioz.

Ai në emisionin Clic në rtv21, tha se një deklaratë të ngjashme me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje e ka bërë edhe Aleksandar Vulin, ministri serb që i takon ideologjisë së ekstremit të majtë.

“Pra Vulini tha se Greqia ia ka treguar ku e ka vendin Bashkimi Evropian. E Shpendi është më mriz të merret me rrugë e gjëra tjera në Prishtinë, sesa të bëjë këso deklaratash”, ka thënë Selmanaj.