Selmanaj: Haradinaj do iu prijë ndryshimeve

Deputeti i zgjedhur nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Rasim Selmanaj është shprehur i bindur se Qeveria do të formohet shpejt, ndërsa ka thënë se thënë se ndryshimeve në vend do iu prij i nonimuari i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Lajme

26/07/2017 10:31

“Është një ndjenjë e mirë dhe që po kthehem si deputet pasi kam qenë edhe më herët. Do të jem deputet aktiv, pres ndryshime të cilave do tu prijë Ramush Haradinaj… Jam i bindur se Qeveria do të formohet”, ka deklaruar deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj pas regjistrimit.

Ai është shprehur i bindur se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marr votat e nevojshme për tu zgjedhur kryeministër. /Lajmi.net/