Selmanaj fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 qershorit (Video)

Protesta gjithëpopullore e thirrur për 16 qershor në Deçan, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e manastirit të Deçanit, po mbështetet fuqishëm nga kreu i kësaj komune Rasim Selmanaj.

Lajme

14/06/2016 20:38

Selmanaj, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një video, ku ju bën thirrje qytetarëve që më 16 qershor, në orën 12:00, të bashkohen në sheshin e Deçanit, shkruan lajmi.net.

Selmanaj thotë se ai dhe familja e tij do të marr pjesë në këtë protestë për të kundërshtuar “vendimin politik të Gjykatës Kushtetuese”, që sipas tij, është në dëm të qytetarëve të Komunës së Deçanit./lajmi.net