Selmanaj: Ahmeti do të duhej të sqaronte çështjen e jahtit

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Demokraci Plus”, Driton Selmanaj ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duhet të sqaroj çështjen e qëndrimit të tij në një jaht në qytetin turistik malazez, Budva.

Lajme

26/03/2017 12:39

Selmanaj ka thënë se të gjithë ata persona që i hyjnë jetës publike, e në veçanti ata që kërkojnë votën e qytetarëve duhet të sqarojnë çështjet të caktuara kur ngritën dilema.

“Mendoj që secili person publik në Kosovë që vendos me i hy jetës publike, e sidomos ata që marrin votën e qytetarëve kanë detyrë dhe obligim që të sqarojnë se situatat në raste të tilla kur ngritën dilema shoqëri. Prandaj, mendoj që Shpend Ahmeti do të duhej të tregonte saktë atë që u intereson qytetarëve, pasi ashtu e kryen obligimin që e ka ndaj votuesve të tij dhe ndaj qytetarëve të Kosovës në përgjithësi. Duhet të sqaroj se a është vizitë zyrtare, apo është private, ku ka qenë, për çfarë arsyesh, e kështu me radhë”, ka thënë Selmanaj për Lajmi.net

Përndryshe, dje janë publikuar fotografi ku kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti shihet në një jaht luksoz. /Lajmi.net/