Selimi – Veselit: Foli për etikën parlamentare, personi që përdori fjalë banale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i është kundërvënë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, lidhur me fjalimin për etiken parlamentare.

Lajme

23/06/2016 13:12

Selimi, përmes një postimi në Facebook, e quan Veselin si dhunuesin më të madh të etikës parlamentare dhe, si i tillë, nuk ka të drejtë të flet për këtë çështje.

Veseli, gjatë një konference të mbajtur të mërkurën, akuzoi tërthorazi partitë opozitare për shmangie të etikës parlamentare.

Postimi i plotë i Rexhep Selimit:

A MU DUK A FOLI DIKUSH PËR PARIMET E ETIKËS PARLAMENTARE?

Dhunuesit e etikës kurrë nuk mund të jenë pronarët e sajë. Prandaj ai që e dhunon etikën s’ka çfarë të flasë për etikë kur njëkohësisht nuk e kultivon atë kulturë.

Paramendojeni kush flet për etikë e kulturë! Ai i cili edhe e ka dëshmuar me shprehjen më banale që ka ndodhur ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës, madje nga ulësja e kryesuesit.