Selimi: Shtetasit turq u kidnapuan në shërbim të Erdoganit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se arrestimi dhe depërtimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka qenë joligjor dhe johuman.

Lajme

05/04/2018 18:36

“Këtu kemi të bëjmë më një kidnapim të gjashtë shtetasve turq në shërbim të Erdoganit”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

Sa i përket kërkesës për dorëheqje të ish ministrit Flamur Sefaj, pas kësaj ngjarjeje, Selimi ka thënë se nuk ishte mirë që t’i bihej gjarprit në bisht, duke shtuar se personalitete tjera morën përgjegjësinë për rastin e ‘gylenistëve”.

“Përgjegjësinë e ka marr presidentin, që arsyetoi arrestimin, deportimin dhe që kanë rrezikuar sigurinë kombëtare në Kosovë – ata që kanë qenë arsimtarë. Nuk duhet të jemi argat të Gylenit, as xhandarë të Erdogani”.

“Nëse këta janë rrezikuar sigurinë kombëtare, ata nuk dolën para drejtësisë. Nuk do të duhej që viktima t’i dorëzohej në duart e xhelatit”.