Selimi: Serbia dhe ISIS-i kërcënimet më të mëdha për Kosovën

Anëtari i Komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, i ka thënë televizionit Rrokum përmes telefonit se arrestimet e djeshme vinë si rezultat i punës së mirë të policisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve.

Lajme

12/07/2015 21:07

Por sipas tij ISIS dhe Serbia mbeten kërcënimet më të mëdha ndaj vendit, dhe për këtë shteti është në dijeni, andaj duhet me qenë më i gatshëm për të parandaluar rrezikun.

“Në vazhdimësi Kosova po rrezikohet nga Serbia dhe nga ISIS’i ose nga ekstremizmi islamik fetar. Këto rreziqe ne i kemi në prag, këto rreziqe i kemi kudo. Ana e mirë e saj është që nuk kemi fort nevojë të kërkojmë shumë për t’i zbuluar sepse i kemi të zbuluara. E kur ne i kemi të zbuluara ne duhet të veprojmë menjëherë. Ana e keqe e medaljes është që këto janë armiq të këqinj, që nuk atakojnë thjeshtë sedimente të caktuara ose elemente të caktuara por atakojnë shtetin e Kosovës”, tha Selimi.