Selimi: Për fat të keq ligji se bënë FSK-në Ushtri, po ne e mbështesin

Rexhep Selimi ka thënë se ka pas një mungesë të koordinimit për çështjen e Ushtrisë. Ai gjithashtu ka thënë se ka vërejtje edhe në përmbajtjen e projektligjit.

Lajme

20/03/2017 11:54

“FSK ka numër të vogël të pjesëtarëve, po ashtu nuk ka buxhet që garanton zhvillim të saj”,  ka thënë Selimi, raporton lajmi.net.

Megjithatë deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se FSK ka mundur të armatoset më shumë.

“Do të doja të thoja se me këtë ligj FSK-ja bëhet Ushtri, por për fat të keq nuk është ashtu. Me këtë projektligj FSK-së i zgjerohen disa kompetenca. Megjithatë Vetëvendosje e mbështet çdo avancim të FSK-së”, ka thënë në fund Selimi./Lajmi.net/