Selimi: Nëse ligji ia kthen ‘Trepçën’ Kosovës, s’kemi pse kundërshtojmë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, foli sot për projektligjin për Trepçën i cili do të shqyrtohet këtë të premte në Kuvend.

Lajme

03/10/2016 23:57

“Në fakt nuk është çështje e ngutshme por procedimi i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës ka qenë i pazakonshëm”, deklaroi Selimi.

“Është thënë se në ditën e premte do të jetë në lexim të parë. E krejt kjo nguti nga ka ngjallë kureshtjen se pse duhet të jetë e pazakontë.”

Ai ka shtuar se nuk mund të procedohet më një projektligj që ne ende nuk e kanë parë si deputet parë, ka qenë e nevojshme të vijë shumë herët.

“Qeveria është përgjegjëse për Trepçën që e ka mbajtur të uzurpuar në duar të padukura.”

“Vazhdon të jetë panevojshëm çështje konspirative. Vizita te minatorët e Trepçës kemi bërë edhe në si deputet të opozitës edhe kryetari i lëvizjes ka qenë në vizitë atje”, u shpreh deputeti Selimi në Klan Kosova.

“Kryeministri atëherë e kë tërhequr në një moment të pa duhur, nuk mund të japim komente pa lexuar dhe pa e parë. Por kërkojmë të Trepça t’i kthehet Kosovës dhe qytetarëve të saj.”

“Nëse ligji ia kthen Kosovës Trepçën atëherë se nuk kemi pse të kundërshtojmë”, ka përfunduar Selimi.