Selimi: Me LDK-në po diskutojmë për programin, ende jo për kryeministrin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se formimi i institucioneve të reja dhe proces i regjistrimit të deputetëve ka mundur  të bëhet më herët, por kjo sipas tij është zvarritë me qëllim nga ata që po pretendojnë se i kanë numrat.

Lajme

26/07/2017 10:47

Selimi ka thënë se me LDK-në janë duke diskutuar për çështje programore dhe ende nuk është duke u folur për çështjen e kryeministrit.

Këto deklarata Selimi i ka dhënë pas regjistrimit në adminstratën e Kuvendit. /Lajmi.net/