Selimi: Me kundërshtimet tona për Demarkacionin, bindën edhe deputetët e pozitës – Lajmi.net
Selimi: Me kundërshtimet tona për Demarkacionin, bindën edhe deputetët e pozitës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:19, 21 April 2017
Prej që është nënshkruar marrëveshja në Bruksel në vitin 2015, për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin për kundërshtimin e formës aktuale të Demarkacionit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për Telegrafin se kurdo që do të dërgohet projektligji për Demarkacionin në Kuvend, nga Qeveria, ata do ta kundërshtojnë me çdo kusht.

Selimi nuk e përjashton mundësin e përdorimit të gazit lotsjellës, për ta kundërshtuar votimin e Demarkacionit.

“Kurdo që vjen Demarkacioni në Kuvend, Vetëvendosja e ka të njëjtin qëndrim që dy vite. Besoj që edhe partitë si AAK dhe Nisma e kanë të njëjtin qëndrim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Rexhep Selimi ka thënë se me kundërshtimin e vazhdueshme të Demarkacionit me Maline Zi kanë arritur të bindin edhe disa deputet të pozitës. “Me vendosmëri i kemi bindur edhe deputetët e pozitës”, tha Selimi.

Po ashtu, votimin e Demarkacionit e kanë kundërshtuar edhe deputetet e koalicionit qeverisës Nait Hasani i PDK-së e Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj të LDK-së.

Ndryshe, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi mbetet njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Fjalët kyçe: Demarkacioni, Rexhep Selimi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master