Selimi: Lladrovci, ushtar pa asnjë ditë në luftë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i është kundërpërgjigjur akuzave të ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, i cili Selimin e quajti tradhtar lufte, pasi ky i fundit hodhi akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit në fjalën e tij në Kuvend.

Lajme

26/02/2016 16:55

Selimi tha se Lladrovci nuk mund të flasë për luftën, pasi sipas tij, ai nuk e ka asnjë ditë lufte.

“Normalisht, Thaçi i nxjerr ushtarët e vet. Ai duhet të ishte protagonist i luftës për të folur për të. Me sa e di ai asnjë ditë luftë nuk e ka”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, Selimi tha se deputetët opozitarë u nxorën me dhunë nga salla e Kuvendit, për shkak të bindjeve të tij politike.

Ai tha se pushteti po mundohet ta vë në majë të vendit një njeri që më së paku e meriton./lajmi.net