Selim Pacolli: Programi ynë i dedikohet rinisë

Selim Pacolli, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka thënë se qëllimi i programit të tij janë rinia.

Lajme

23/09/2017 08:06

“Janë kryesisht të rinjtë që kanë kërkesa specifike dhe komplet programi ynë ka për target rininë”.

“Pa i lënë anash edhe arsimin, shëndetësinë dhe kulturën”, ka thënë Pacolli në Ballë për Ballë.

Ai ka thënë se në shkolla duhet të ketë vetëm një ndërrim, derisa theksoi se duhet të punohet më shumë në mjekësinë primare, pa e lënë anash edhe zvogëlimin e papunësisë në kryeqytet.