“Selfie” që po e bankroton fotografin: E drejta e autorësisë i takon majmunit?

Fotografi David Slater, i cili publikoi “selfien” e njohur të majmunit Naruto, ka bërë të ditur se ndodhet para bankrotimit, për shkak të padisë së PETA-s, e cila konsideron se të drejtat autoriale i takojnë pikërisht majmunit.

Fun

17/07/2017 00:36

Slater ka vite që lufton për të siguruar të drejtat autoriale të fotografisë dhe nuk ka mund të sigurojë biletën e aeroplanit deri në San Francisko për të marrë pjesë në seancën gjyqësore e cila u mbajt gjatë kësaj jave.

Historia e “selfie” të majmunit Naruto filloi në vitin 2011, kur Slater udhëtoi për Sulavezi, Indonezi, dhe kaloi disa ditë pas duke fotografuar një grup të majmunëve. Slater ka thënë se “selfie” ishte rezultat i zgjuarsisë së tij, por organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA në vitin 2015 ngriti një padi në emër të majmunit gjashtëvjeçar.

Gjykata një vit më vonë konstatoi se kafshët nuk janë të mbuluara nga e drejta autoriale, por PETA u ankua ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit, e cila ka dëgjuar argumentet në seancën e mbajtur këtë javë.