Selfie në natën e çmimeve Oskar ishte i planifikuar nga Samsung

DeGeneres vazhdimisht përdori një telefon të bardhë Samsung gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, derisa edhe e përdori Galaxy Note 3 për të bërë selfie’n me aktorët e famshëm Bradley Cooper, Brad Pitt, Meryl Streep, Kevin Spacey e Jennifer Lawrence. Edhe pse dukej shumë spontane, kjo ishte e planifikuar. Si pjesë e sponzorizimit dhe paktit në mes…

Auto & Tek

04/03/2014 20:25

DeGeneres vazhdimisht përdori një telefon të bardhë Samsung gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, derisa edhe e përdori Galaxy Note 3 për të bërë selfie’n me aktorët e famshëm Bradley Cooper, Brad Pitt, Meryl Streep, Kevin Spacey e Jennifer Lawrence.

Edhe pse dukej shumë spontane, kjo ishte e planifikuar. Si pjesë e sponzorizimit dhe paktit në mes Oskar dhe ABC, Samsung kishte në plan të paraqes Galaxy’n në emision. ABC është në pronësi të Walt Disney Co.

Samsung u dha celularë televizionit ABC për t’i përdorur gjatë transmetimit. ABC zhvilloi një klip me gjashtë kineastë botërorë duke bërë një turne në Disney Studios, dhe duke i përdorë pajisjet Samsung.

Por, origjina e selfie’t të famshëm është më ndryshe. DeGeneres më herët kishte paralajmëruar se do të bëj selfie gjatë ceremonisë së çmimeve Oskar dhe ABC i sugjeroi asaj që të përdor një pajisje Samsung, pasi që Samsung ishte sponsor.

Gjatë kohës së provave, drejtuesit e Samsung e trajnuan atë për ta përdor Samsung Galaxy’n.

Ky ishte një veprim i menduar mirë nga Samsung, ngase fotografia tashmë ka thyer edhe rekord, duke u shpërndarë më shume se 3 milion herë në Twitter.

Edhe pse DeGeneres kishte përdor edhe iPhone prapa skenës, Samsung nuk deshi të komentoj këtë.