Selena Gomez shtrihet në psikiatri, kjo është arsyeja

Selena Gomez ka filluar trajtimin në psikiatri si pasojë e ankthit dhe depresionit.

ShowBiz

12/10/2018 16:45

Trajtimi i yllit vjen një vit pasi bëri transplantimin e veshkës, shkruan Today, transmeton lajmi.net.

Një burim i tha “NBC News” të premtën se këngëtarja ka nisur trajtimin për ankth dhe depresion.

Aktorja 26 vjeçare dhe njëherësh ylli i popit, po merr ndihmën e nevojshme dhe ka treguar përmirësim në këtë drejtim, tha një burim për NBC.

Ajo kohën e fundit kishte realizuar dy vizita spitalore që lidhen me problemet e mëparshme me veshkë.

Muajin e kaluar, Selena foli para 114 milionë ndjekësve për problemet që kishte me ankthin dhe depresionin. /Lajmi.net/