Selena Gomez inspirim për Justin Bieber

Justin Bieber së fundmi ka zbuluar të dhëna të reja për albumin e tij të ardhshëm.

ShowBiz

08/04/2015 16:00

Këngëtari ka treguar se si ish-e dashura e tij, Selena Gomez, ka qenë inspirim për disa nga këngët e këtij albumi.

“Shumë nga inspirimi vjen nga ajo. Ishte një lidhje e gjatë dhe një lidhje që ka thyer zemra por edhe ka krijuar shumë lumturi dhe emocione të ndryshme dhe unë kam dashur të shkruaj për këtë, kështu që në album do të ketë shumë nga kjo histori”, ka shpjeguar Bieber, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ka kaluar nëpër shumë momente të vështira këto vite të fundit dhe gjithë këtë do ta shfaqë në këtë album pasi asnjëherë nuk e ka shprehur se nëpër çka ka kaluar dhe sa vështirë është të rritesh në një jetë të tillë.