Selena Gomez flet rreth vështirësive që ka kaluar gjatë vitit të kaluar

Selena Gomez është rikthyer në rrjete sociale.

ShowBiz

15/01/2019 08:49

Selena Gomez është bërë e gjallë në rrjete sociale, ajo ua ka uruar fansave të saj këtë vit të ri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka kaluar një vit me plot sfida, andaj në këtë fillimvit ka disa fjalë për t’i thënë.

“Është bërë një kohë që ju nuk keni dëgjuar nga unë, por desha t’ua uroj të gjithëve Vitin e Ri dhe të ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen. Viti i kaluar ishte definitivisht viti i vetë-reflektimit, sfidave dhe rritjes. Gjithmonë janë ato sfida që ju tregojnë kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të kapërceni. Më besoni, nuk është e lehtë, por nuk jam krenare për atë se çfarë personi po bëhem dhe po shikoj rreth vitit që kemi përpara. Ju dua të gjithëve”, shkruan Selena. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsoZalUA8HZ/