Selena Gomez është e zemëruar me Justin Bieber, ja pse

Një burim i afërt me këngëtaren ka njoftuar për ‘hollywoodlife’ se këngëtarja po ndjehet e zemëruar me ish të dashurin e saj.

ShowBiz

09/04/2016 00:59

Siç po shihet, këngëtares 23 vjeçare aspak nuk është duke i pëlqyer lidhja e re e ish të dashurit të saj. Kështu flet fakti se ajo është ndjerë e zemëruar pasi e ka parë atë së bashku me të dashurën e tij, Hailey Baldwin, përcjell lajmi.net

Ata ishin së bashku në iHeartRadio Music Award ku thuhet të ishin parë nga Selena Gomez.

Burimet tregojnë se Bieber është larguar menjëherë ngase nuk ka dashur që Selena të dijë.

Edhe pas ndarjes së tyre, duket se çifti nuk e kanë harruar njëri-tjetrin./lajmi.net