Selektori spanjoll Enrique po përballet me një problem të madh

Një problem i ri është paraqitur për trajnerin i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.

Sport

10/12/2018 18:00

Kombëtarja e tij nuk ka pasur probleme të gjej golin në ndeshjet e fundit, megjithatë, mangësia qëndron tek fakti që shumë pak të tillë kanë ardhur nga sulmuesit.

Tashmë, edhe më keq qëndron situata, kur njëri prej sulmuesve kryesorë spanjoll, po përjeton një krizë golash.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo, ka shkuar plotë 23 orë lojë pa shënuar gol, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Që nga goli i shënuar në fillim të sezonit kundër Atletico Madrid, në gusht, lojtari nuk ka gjetur më rrugën e golit.

Sezonin e kaluar lojtari kishte shkëlqyer, madje fitoi edhe vendin në kombëtare për Kupën e Botës në Rusi, si dhe zgjoi interesimin e Real Madrid. /Lajmi.net/