Selektori i Kosovës ka një lajm të keq për Shqipërinë

Albert Bunjaki ka konfirmuar se tashmë do fillojë një punë e vërtetë për ekipin që ai drejton.

Sport

26/05/2016 10:03

Menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka konfirmuar se tashmë do fillojë një punë e vërtetë për ekipin që ai drejton.

Në një deklaratë për mediat kosovare, Bunjaki bëri me dije se Kosova do t’i ftojë të gjithë lojtarët me origjinë kosovare, pavarësisht ekipeve apo kombëtareve të ndryshme.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që ftesa për të luajtur me Kosovën të marrin edhe disa futbollistë të Kombëtares shqiptare.

“Ne duhet të kuptojmë që Kosova do të ftojë lojtarë me potencial të mundshëm, pavarësisht që ata mund të luajnë me Kombëtare të ndryshme”, u shpreh Bunjaki.