Selektori i Spanjës: Italia dhe Shqipëria janë dy ekipe të vështira

Trajneri i Spanjës nuk i ka kursyer elozhet për formacionin e kuqezinjve.

Sport

30/09/2016 10:43

Julen Lopetegui ka deklaruar se Spanjën e presin dy sfida delikate, të cilat do të zhvillohen në pak ditë distancë nga njëra-tjetra. Sipas tij, skuadra që drejton do të duhet të bëjë një punë të vështirë, pasi përballë ka dy ndeshje delikate dhe shumë të rëndësishme për iberikët në lidhje me një biletë për në Botërorin “Rusi 2018”.

Në ditën që Spanja do të ketë përballë Italinë, Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Lihtenshteinit. Për momentin, të tria këto skuadra – Italia, Spanja dhe Shqipëria – janë në kuotën e tri pikëve, pas ndeshjes së parë që kanë fituar secila prej tyre, përcjell “Panorama Sport”.

 “Na presin dy ndeshje delikate. Italia dhe Shqipëria janë dy rivalë shumë të vështirë”, është shprehur shkurt Lopetegui për mediat spanjolle.

Të enjten e datës 6 tetor, kuqezinjtë kanë një shans të artë për të siguruar trepikëshin e radhës, ndërkohë që dy skuadrat më të forta të grupit, si dhe pretendentet kryesore për të ndarë mes tyre vendin që kualifikohet dhe atë që do të luajë fazën “play off”, luajnë kundër njëra-tjetrës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.