Selektori i Islandës befason me fjalët për Kosovën

Heimir Hallgrimsson ka vetëm fjalë të mira për skuadrën e Kosovës.

Sport

23/03/2017 11:49

Heimir Hallgrimsson ka lavdëruar ekipin e Kosovës para duelit me Islandën të premten.

“E njohim mirë ekipin e Kosovës, ka lojtarë shumë të mirë, me aftësi të mira individuale, duke luajtur në ekipe dhe liga të forta evropiane, kështu që ne e dimë që Kosova ka lojtarë të mirë. Si ekip po luajnë mirë e më mirë. Më duhet ta komplimentoj trajnerin, sepse po bën punë mjaft të mirë”, tha Hallgrimsson gjatë konferencës për media, përcjell “lajmi.net”.

Ai po ashtu foli edhe për mikpritjen, ku tha se është i kënaqur me çdo gjë.

“Është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Ne i kemi kaluar tri ditë në Parma. Kemi fluturuar dje për Shqipëri, përshtypjet shumë të mira, hoteli mjaft i mirë, mirëseardhja fantastike dhe stadiumi shumë i mirë”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6