Seldi Qalliu vjen në duet me këtë artiste seksi shqiptare?

Pas ndarjes nga këngëtarja, Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu po vazhdon të shoqërohet me vajzat më të bukura shqiptare.

ShowBiz

20/11/2018 23:42

Kësaj radhe, Seldi shfaqet nën shoqërimin e bukuroshes, Keisi Medini e njohur si vajza e këngëtarit, Sabian, shkruan lajmi.net.

Qalliu ndau një fotografi në Instagram, i cili shfaqet mjaft afër artistes Meidini e që duket se ata po punojnë në këngë të re.

Mbrëmë ata sollën një imazh teksa mbishkrimi i tij ishte “Edhe pak”, ku së shpejti mbase do të publikohet dueti i tyre.

Sidoqoftë, Keisi shquhet për format trupore bombastike ku cilësohet si njëra nga artistet më seksi në Shqipëri.

Presim se çfarë do sjellin dyshja e famshme. /Lajmi.net/