Selami tregon takimin: Ja çfarë më tha Berisha për kandidaturën time dhe Bashën

Eduard Selami ka folur për takimin me Sali Berishën pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të PD-së dhe marrëdhëniet me ish kryetarin e Partisë Demokratike.

Lajme

13/07/2017 23:50

“Unë nuk jam krijesë e Berishës edhe pse kam përfituar prej tij, unë kam qenë pjesë aty ku kam qenë themelues. Raporti im me Berishën do jetë raport bashkëpunimi, jo që ai të komandoj. Ai do jetë një zë, unë s’do marrë vendime vetë, por do jetë vendimi i Këshillit Kombëtar”, tha Selami në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Unë nuk kam biseduar as me Berishën dhe as me Bashën, para kandidimit, e kam takuar pasi shpalla kandidaturën z. Berisha dhe ai më kërkoi takim dhe bashkëbiseduam. Nuk i kam kërkuar asgjë z. Berisha. ai më tha: Do të jem neutral. Unë i thashë: Ju mund të shprehni preferencën tuaj, mesa e di unë ju keni preferencë z. Basha. ‘Jo’, më tha”, shtoi Selami.