Selami poetik i Kurtit për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën, Shqipërinë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar më të madhe të shpërndajnë në Facebook një deklaratë të Albin Kurtit për të cilën ata thonë se e ka dhënë sot në Prizren gjatë vizitës kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Lajme

11/01/2018 17:21

Deklarata është një poezi në vete dhe një mesazh për të larguarit nga Vetëvendosje.

Kurti në këtë deklaratë poetike thotë se ua ka falur atyre që e kanë sharë atë personalisht, por nuk mund t’i falë nëse ia shajnë Vetëvendosjen, Kosovën, Shqipërinë, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë; Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Deklarata e plotë, pa ndërhyrje, siç është shpërndarë në Facebook:

Më shani mua sa të iu dëshirojë zemra e sa të iu thotë mendja ..! Ua kam falur!

Por kurrë nuk ua fal;

Nëse ma shani Vetëvendosjen!

Nëse ma shani Republikën e Kosovës!

Nëse ma shani kombin, flamurin e Shqipnin!

Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë;

Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme!

ALBIN KURTI

11.01.2018

Prizren