Selami i Haradinajt për Serbinë: Përgjigjen ua kam dhënë në vitet ‘98-’99, sërish do ta bëjë

Me të dalë nga Gjykata franceze e Colmarit, ku vendimi për lirimin ose jo u shty për 2 mars, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pasur një selam për krerët e shtetit serb.

Lajme

09/02/2017 16:23

Ai e ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon anëtarësimin në Interpol për interesa politike, duke e quajtur ekstradimin e tij si abuzim nga ana e shtetit serb.

“Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit, Nikoliqi ka udhëhequr formacioni paramilitare, kurse Daçiq ka qenë asistues i Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji”, u shpreh Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

“Përgjigjen që e ka marrë Serbia nga unë në vitet 98′-99′ do ta merr gjithmonë!”, ka thënë në fund ai. /Lajmi.net/