Sekuestrohen tetë tonë kokainë në një anije në afërsi të Salvadorit

Autoritetet amerikane në afërsi të bregut të Salvadarit kanë hasur një anije, në të cilën janë gjetur tetë tonë kokainë...

Bota

23/07/2015 13:39

Autoritetet amerikane në afërsi të bregut të Salvadarit kanë hasur një anije, në të cilën janë gjetur tetë tonë kokainë, vlera e së cilës vlerësohet në mbi dhjetë milionë dollarë.

Në aksionin të shtunën kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të marinës amerikane, rojës bregdetare dhe shërbimi kufitar.

Janë prangosur katër persona, ndërsa kokaina ka qenë e paketuar në 274 paketime.

Anijen në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Salvadorit e ka përcjellur një fluturake amerikane, ndërsa është takuar nga roja bregdetare./mia