‘Seksi’ si Shabani, gorilla që po çmend femrat japoneze (Foto)

Shabani është një gorillë 18 vjeç, por jo një gorillë dosido. Kush kërkon të bëjë një foto me kafshën e rrallë, duhet të mbajë radhën.

Fun

28/06/2016 10:37

Po, sepse japonezet janë të çmendura për gorillën me vështrimin e thellë. Në kopshtin zoologjik të Higashiyamas në Nagoya, Shabani është kthyer në një “seks-simbol” të vërtetë.

Çdo ditë, mesatarisht, janë me qindra vizitorë, para së gjithash vajza dhe gra të reja, që e rrethojnë duke e thirrur dhe shpresojnë që gorilla të kthehet për të bërë një foto “selfie” me ta.

Foto për t’u postuar në rrjetet sociale pa dyshim. Takayushi Ishikawa, drejtori i kopshtit zoologjik japonez, shprehet i befasuar nga vëmendja e njerëzve ndaj gorillës: “Çudira të internetit”, – komenton ai.

Por për fat të keq të japonezeve, Shabani ka dy gra, Ai dhe Nene dhe është baba i shkëlqyer i Kiyomasi e Annie.

Shabani-2