Seksi Rodriguez

Magazina “People En Espanol” e ka shpallur yllin e Real Madridit, James Rodriguez si futbollistin më seksi për vitin 2014.

Sport

06/09/2014 15:08

James Rodriguez është votuar si futbollisti më seksi i vitit 2014, pas paraqitjeve fantastike në Kampionatin botëror dhe transferimit me vlerë prej 80 milionë euro në Real Madrid.

Magazina “People En Espanol”, i ndau çmimin yllit kolumbian, i cili së fundmi prezantoi një linjë të tijën të brekëve duke përforcuar famën e tij edhe përtej futbollit.

Gruaja e Jamesit, Daniela Ospina, ka theksuar se ajo më tepër e veçon personalitetin e tij se sa dukjen fizike.

“Ai është mashkull shumë joshës. Por, ajo që më pëlqen më së tepërmi tek ai është personaliteti i tij. Këtë e dua shumë”, deklaroi ajo.